
DURRËS – Ajo që deri tani media të papërgjegjshme e kanëquajtur skandal, alarm, tmerr, e sytë që t’u pëlcasin, ka marrë mënë fund një sqarim të ftohtë, objektiv dhe shkencor nga vetëkompania ndërtuese.
Bëhet fjalë për pallatet e sapongritura - dhe të sapozhytura – në Durrës Marina, pranë kalatës lindore të portit, pjesë e projektitmadhështor 3.2 miliardë dollarësh të kompanisë “Alabar andVllazën”.
Zhytja me gati një metër e këtyre ndërtesave, ende tëpambaruara dhe të pabanuara, por pothuajse të paguara, zgjoinjë histeri mediatike të paprecedentë. Edhe pse profesionistët e vërtetë, domethënë zhytësit, nuk u prononcuan fare, frenezia u ushqye nga individë pa lidhje me fushën, si inxhinierë ndërtimi, inxhinierë zbatues, arkitektë e plot karagjozë të kësaj natyre.
***
Këta kllounë e panikaxhinj deklaruan se zhytja e strukturës sëndërtimit me gati një metër në det, tregon se kompania nuk ka kryer përforcimin e duhur të terrenit nëntokësor, i cili siç dihetështë ranor, i paqëndrueshëm dhe i ngopur me ujë.
“Njerëzit kan ble shpiat me kursimet e një jete”, kakarisën ata, “u bëjmë thirrje të tregojnë kujdes, kompania duhet të japësqarime”, e tërci e vërci.
Të njëjtit tipa që nuk shohin punën e vet por fusin hundët kudo – papapa, mos t’i kesh as në lagje - shtuan se Alabar and Vllazënnuk po harxhon kokërr leku nga xhepi i vet, por të gjithainvestimet e deritanishme për projektin i ka kryer me paratë e grumbulluara nga parablerjet e apartamenteve. Jo vetëm kaq, pordemek ndryshe nga sa ishte parashikuar, afatet e ndërtimeve janëshumë të vonuara, dhe gjithë skema qenkërka një mashtrim imadh.
Edhe pse Alabari shquhet për durim, mbyll ndonjëherë njërin sy, dhe tapos ndonjëherë edhe njërin vesh, zullumi u teprua. Atëherë kompania nuk duroi më dhe doli me sqarimin e vet shkencor.
***
Deklarata e Alabarit dhe Vllazënvet (njëri prej të cilëvePatronazhisti ka mësuar se quhet Abu Edvin el-Palloshi), ka mbërritur edhe në redaksinë e Patronazhistit.
Po publikojmëfragmente sa për të sqaruar situatën, pasi dokumenti është shumëi gjatë dhe përmban fraza të tipit “akuzat e atyre që vodhënShqipërinë për të vjedhur vjedhur votat që të marrin pushtetinqë të vjedhin Shqipërinë”, të cilat nuk ngjajnë me stilin shprehëstë afaristit arab.
Kompania sqaron se nuk ka asgjë për t’u alarmuar në projektin e Durrës Marina.
“Të dashur alarmantë, ju bëjmë me dije se terreni i nëndetit tëzonës ku po kryhen ndërtimet, është studiuar më së miri. Jemi tëndërgjegjshëm se shtresat e atyshme përbëhen nga rërë lëvizëse, depozitime shekullore leshterikësh deti, kallamarë të zgarës dhespageti alla-marinara. Prandaj është mëse logjike që ndërtesa, sa më shumë të marrë peshë, aq më shumë të zhytet.
Por, zotërinj axhaminj, ky ka qenë pikërisht synimi ynë. Mbështetur në teknologjinë e re ndërtimore “Insert your arm’s length”, që në shqip bëhet pak a shumë, “futja sa krahu”, ne kemi llogaritur që zhytja të jetë graduale. Ato që ju sot shihni sidy katet e para, në përfundim të projektit do të jenë dy kateparkimi nëntokësore,” thotë deklarata.
Në vijim, kompania hedh poshtë edhe akuzat se ata që kanëblerë apartamente, po rrezikojnë investimin e tyre.
“Ajo që ju e komentoni si fatkeqësi, për ata blerës është fat,”thekson Alabari, “a e dini ju se me çmimet e sotme, parkimikushton më shumë se apartamenti? Ky është investimi i jetësmor derra!”
Në fund, deklarata saktëson edhe çfarë do të ndodhë nëse, largqoftë, dy katet parkuese nëntokësore mbushen me ujë.
“E kemi menduar edhe këtë. Në rast përmbytjeje, ato do tëshndërrohen në limane nënujore ku do ankorohen nëndetëset e vogla që do sjellin investitorët tanë strategjikë nga Ekuadori, Brazili, Kolumbia e Peruja. Kush kujtoni se i sjell në Shqipëribananet e bardha që hani ju mor të pafytyrë; shpirti i shenjtë? Po robtohen çunat, po ju jeni katila, ju po i lodhni, po i plakni! Ptu, mosmirënjohës!”
Vini Re: Patronazhisti është rubrikë satirike mbiujore