Millions of euros of public funds for companies that, according to preliminary verifications, do not appear to have clear activity in the field of technology and startups.
Names that appear more than once in funding schemes, family connections and companies that are alleged to have received funds for software products, while the activity declared in the Central Bank raises questions.
A program that was supposed to fund innovation, technology, and startups raises serious questions about how beneficiaries were selected and the products for which funds were provided.
This is about 6 million euros in financing, according to data that requires full documentary verification.
The question that arises is simple: was the money used to develop startups and technological products, or did some of it end up in businesses that have no obvious connection to this sector?
One of the cases requiring verification is Albania Wine Experience , which, according to the data presented, has benefited from around 35 million lek.
The claim is that the company's activity is related to a traditional bar/service and does not have a visible technological product that matches the objective of funding a startup program.
If this is correct, a fundamental question arises: What was the innovative product on the basis of which 35 million lek was allocated?
The application documents, the submitted project, the scores obtained and the monitoring reports must specifically show what product was financed and what results were produced.
Another case that requires close scrutiny is E-doctor , which is alleged to have benefited for the second time from an amount of about 55 million lek. The platform does not currently offer full functionalities for booking tests or consultations.
Also on the list of cases requiring verification is Arben Oshafi, who, according to the data provided, appears to have benefited on two occasions through the B2B Balkan platform . The platform is mainly used in connection with fairs held at the Palace of Congresses.
Targa.al i Kevin Sadës ka fituar në 2026 në Fazën e Validimit me 3.764.706 lekë. Por nëse hap Google dhe kërkon faqen e tyre, të shfaqet "coming soon". Pra as faqja nuk është gati. Megjithatë ata kanë marrë për Fazën e Zgjerimit. Domethënë u kanë dhënë para si biznes që po zgjerohet, kur në fakt nuk kanë asgjë për të zgjeruar.
Një tjetër emër i përfshirë në listën e rasteve për verifikim është Alban Jaho, për të cilin pretendohet se ka përfituar rreth 38 milionë lekë për zhvillimin e një software-i. Aktiviteti i deklaruar i kompanisë në QKB nuk tregon një profil të qartë të lidhur me zhvillimin e software-it.
Një nga rastet më sensitive është ai i UPFRONT, për të cilin pretendohet se ka përfituar rreth 55 milionë lekë këtë vit dhe se është përfitues për herë të tretë. Në materialin e siguruar ngrihet gjithashtu pretendimi për lidhje me një drejtues politik, përmes postit të shefit të kabinetit të Blendi Klosit.
Në listën e përfituesve shfaqet gjithashtu Juxhin Caushi, për të cilin pretendohet një financim prej rreth 45 milionë lekësh në vitin e kaluar.
Këtë vit, sipas të dhënave të siguruara, një tjetër përfitues me mbiemrin Caushi, Klajdi Caushi, ka përfituar rreth 35 milionë lekë. Sipas materialit të siguruar, pretendohet gjithashtu se financim është marrë edhe përmes një subjekti të lidhur me bashkëjetuesen e një prej personave të përmendur.
Një tjetër rast i ngritur është ai i Dario Krasniqit, i cili, sipas të dhënave të siguruara, ka përfituar rreth 45 milionë lekë me projektin “Il Guanciale”.
Pretendimi është se aktiviteti online lidhet me shitjen e jastëkëve dhe produkteve të ngjashme dhe se nuk është e qartë se cili është produkti teknologjik i financuar.
Por këtu duhet bërë dallimi mes biznesit e-commerce dhe startup-it teknologjik: një kompani mund të zhvillojë teknologji edhe nëse shet produkte fizike.
Prandaj dokumenti kyç është projekti me të cilin është fituar financimi. Çfarë u financua konkretisht me 45 milionë lekë? Një dyqan online, një platformë teknologjike apo një produkt tjetër inovativ?
Një tjetër emër që del në listën e verifikimit është Elena Velaj, për të cilën pretendohet se ka përfituar rreth 25 milionë lekë për herë të dytë, për një aktivitet që lidhet me shitjen e stolive. Duhet parë se çfarë produkti është paraqitur në aplikimin e parë, çfarë rezultatesh janë arritur dhe çfarë projekti është financuar në aplikimin e dytë.
Fakti që një biznes shet stoli nuk e përjashton automatikisht nga një skemë inovacioni. Por duhet të provohet qartë komponenti inovativ dhe teknologjik që justifikon financimin.
MedWallet administrohet nga Endri Burrja. Ka fituar në 2025 në Fazën e Validimit me 3.950.000 lekë dhe në 2026 në Fazën e Zgjerimit me 6.666.667 lekë, gjithsej rreth 10.6 milionë lekë. Por aplikacioni i tyre nuk ka më shumë se 20 shkarkime. Dhe ato, sipas të dhënave që mund t'i verifikosh lehtë, janë bërë vetëm nga të afërmit e tyre. Pra nuk ka përdorues, nuk ka klientë, nuk ka asnjë lloj aktiviteti real.
Komuniteti i Erion Çunit ka fituar në 2025 me 2.950.000 lekë dhe në 2026 me 7.433.333 lekë, duke kaluar nga Faza e Validimit në Fazën e Zgjerimit brenda një viti. E lançuan para një muaji dhe nuk kanë gjeneruar asnjë lek të ardhur.
Talent Pass i Elvi Sharrës ka fituar në 2026 në Fazën e Zgjerimit me 7.933.333 lekë. Në 2025 ka fituar në Fazën e Validimit dhe akoma nuk ka përdorues.
Këto janë vetëm disa nga rastet. Kur i kontrollon listat, zbulon se të paktën dhjetë subjekte me të njëjtin NIPT kanë fituar në thirrjen 2025 dhe përsëri në 2026. Totali që kanë marrë këta dhjetë brenda një viti shkon rreth 98 milionë lekë ose gati 1 milion euro. Pesë prej tyre kaluan nga Faza e Validimit në Fazën e Zgjerimit. Domethënë u certifikuan si biznese me klientë e të ardhura të provuara, pikërisht një vit pasi po "validonin" produktin. Ndërsa produkti nuk ekzistonte.
Rasti më flagrant është Gregor Andoni me GrAnD. Në 2025 mori 3.250.000 lekë. Në 2026 mori grantin më të lartë të gjithë thirrjes, 10.626.667 lekë ose 106 mijë euro. Një rritje më shumë se trefish brenda një viti. E shoqëruar kjo me ndryshim emri nga GrAnD Industries në GrAnD Creative Industries dhe ndryshim industrie nga Inteligjencë Artificiale në Transport. Por i njëjti NIPT dhe i njëjti person.
Emil Andoni bëri të njëjtën gjë duke kaluar nga e-Health Albania në eDoktor me të njëjtin NIPT. Mori 3.200.000 në 2025 dhe 6.466.667 në 2026.
Endri Burrja me MedWallet fitoi në 2025 me 3.950.000 dhe në 2026 me 6.666.667. Gjithsej mbi 10.6 milionë lekë për një aplikacion që ka vetëm 20 shkarkime nga të afërmit.
Rio Sherri fitoi në 2025 si individ me Axiom Breach, 1.357.640 lekë. Në 2026 rifitoi me të njëjtin emër, por këtë herë si shoqëri e regjistruar Axiom Breach shpk, 3.919.529 lekë. I njëjti produkt, e njëjta ide. Thjesht ndryshoi forma ligjore.
Pure Cycle ka fituar 9.181.059 lekë në Grant 2026. Administratorja është Drilona Boçi, bashkëshortja e biznesmenit Kristian Boçi, i cili figuron edhe si aksioner i kompanisë.
Kujtojmë se 14 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotëroheshin nga Kristian Boçi persona të lidhur me të, u sekuestruan nga prokuroria e Tiranës.
Comparing the 2025 and 2026 lists shows that 15 people have returned as winners, receiving additional funding from a fund that aims to support the development of startups and new ideas.

This is not enough to prove a violation, but it is enough to raise a strong debate on transparency, evaluation criteria, and how public funds are distributed.
In a television interview, the Director of the Startup Albania Agency, Arjan Ymeri, advised applicants to avoid over-reliance on Artificial Intelligence without a personal contribution and to focus on expanding the business beyond the Albanian market, targeting regional and international markets.
But it seems the winners haven't heard, and if the objective of the scheme is to foster innovation and create opportunities for new ideas, the public has a right to know what results previous funding has produced and why the same applicants are still considered more competitive than hundreds of other ideas.
The responsibility for providing these answers falls on the institutions that administer the scheme and its leaders.
The more complete the data on project scores, criteria, assessments, and results, the less room there will be for doubt about how taxpayers' money is being used.
Bad luck for all those who have the vision to create something new. The facts show that the money is going to the same hands with top-down orientation. New and real ideas end up in the trash.
©Copyright Vox News
This article is exclusive to Vox News, and is copyrighted under Law No. 35/2016, "On Copyright and Related Rights". The article may be republished by other media only by citing Vox News and including a link to the source at the end, otherwise any violator will be held liable under Article 178 of Law No. 35/2016.