Gazetari: SPAK-u do kërkojë arrestimin e Arben Ahmetajt!

21 Mars 2023, 13:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Gazetari Poli Hoxha dhe Arben Ahmetaj

Gazetari Poli Hoxha thotë se brenda disa orësh, Prokuroria e Posaçme (SPAK) do kërkojë arrestimin e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Në një intervistë për Euronews, Hoxha u shpreh se do të protokollohet kërkesa për arrestim, e cila më pas do të shqyrtohet nga komisioni i mandateve.

“Unë mendoj që çështje orësh, edhe ditët janë shumë,  SPAK-u atë që nisi javën e aluar, do dorëzohet ajo që u nis rrugës, që u hapën zyrat e Kuvendit para pak ditësh dhe pritën deri në 12 të natës, pasi u njoftuan se procedura është se njoftohet Garda dhe protokolli pret kërkesën; besoj që do shkojë të protokollohet kërkesa për arrestim, e cila i kalon pastaj komisionit të mandateve”, theksoi ai.

Arben Ahmetaj është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Burime për Euronews bëjnë me dije se emri i ish-zëvendëskryeministrit është shënuar në regjistrin e personit ndaj të cilit po zhvillohen hetime për tre vepra penale si “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Ahmetaj po hetohet nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve. Pak ditë më parë, ai kundërshtoi kontrollet e ushtruara në banesën e bashkëjetueses së tij, si dhe banesën e ish-gruas.

Video