Rakipi, replika me Fevziun për naftën kontrabandë dhe oligarkët: Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh

20 Mars 2023, 21:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Blendi Fevziu dhe Ylli Rakipi

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka qenë i ftuar sonte gazetari Blendi Fevziu, i cili u pyet nga Ylli Rakipi edhe për oligarkët e Shqipërisë, naftën kontrabandë dhe biznesmenët e caktuar “nga lart”.

Pjesë nga debati:

Ylli Rakipi: Shqipëria është e ndarë në 4-5 njerëz që kanë paratë, tenderat, koncesionet, shfrytëzojnë burimet natyrore, gjithçka. Ka biznesmenë që marrin gjysmën e Shqipërisë.

Duket sikur edhe njerëzit e politikës bashkëpunojnë me ta. Kemi 5-6 njerëz që i lindi Berisha dhe i forcoi Edi Rama.

Blendi Fevziu: Ata janë bërë që nga vitet ‘90. Sa më shumë përqendrohet ekonomia aq më shumë…

Ylli Rakipi: Disa nuk shfaqen fare. Kanë marrë dhe kanë mbuluar Sahatin në Tiranë, nuk duket më…

Blendi Fevziu: Ata që ndërtojnë, ndërtojnë në tokë private, me leje shtetërore. Biznesi në Shqipëri nuk është biznesi i Rusisë apo vendeve ku u pasuruan mbi bazën e pronave dhe aseteve të Bashkimit Sovjetik. Biznesmenët shqiptarë nuk e nisën kështu.

Ylli Rakipi: Edhe këtu, nafta është monopol. E di sa naftë hyn kontrabandë në Shqipëri? Këtu harxhohet më pak naftë se në Kosovë, ku ka më pak automjete.

Blendi Fevziu: Nuk e di, nuk e njoh këtë fushë.

Ylli Rakipi: Në Kosovë konsumohet më shumë naftë se te ne, duke patur dy herë më pak makina.

Blendi Fevziu: Nëse është e vërtetë, duhet hetuar.

Ylli Rakipi: Duhet ta hetojnë ata që e bëjnë?

Blendi Fevziu: Po them që biznesmenët tanë janë ndryshe nga rusët. Nuk ka një rast që një biznesmen shqiptar të ketë marrë ndërmarrjet e komunizmit dhe të jetë pasuruar.

Ylli Rakipi: O Fevzi, e zë COVID-i biznesmenin dhe shtrihen qeveritarët nga frika se mos ikën dhe mbeten lekët brenda…

Blendi Fevziu: Ku i di unë këto…

Ylli Rakipi: Ti i di më mirë se të gjithë këto, por nuk do të flasësh.

Blendi Fevziu: As jam marrë me njeri dhe as i jam afruar njeriu, me përjashtim të ndonjërit që kam mik. Me të tjerët nuk kam lidhje.

Ylli Rakipi: Saliu i pari dhe Edi Rama më pas, e pëlqejnë shumë këtë, i duket se kështu duhet drejtuar vendi, pa garë. Biznesmenët caktohen nga lart.

Blendi Fevziu: Kjo është skandal. Kush ka diskutim për këtë? Është skandaloze.

Video