E rëndë në Vaun e Dejës/ Burri qëllon me sqepar bashkëshorten

16 October 2026, 14:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Vaun e Dejës/ Burri qëllon me sqepar

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vaun e Dejës teksa një burrë ka qëlluar me sqepar bashkëshorten e tij, 55 vjeçe.

Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka marrë dëmtime të rëndë në trup. Ajo është dërguar për mjekim në spitalin e Shkodrës.

Policia vendore e Shkodrës menjëherë ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortit të saj ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Sakaq, policia po vijon hetimet për dokumentimin e ngjarjes së rëndë.


Video