Tirana, pikëpyetja e madhe për Ramën dhe Berishën

22 Nëntor 2026, 16:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tirana, pikëpyetja e madhe për Ramën dhe Berishën

Gjashtë muaj nga zgjedhjet e 9 majit, si Partia Socialiste, ashtu dhe Partia Demokratike, nuk kanë zyrtarizuar ende kandidatin për Bashkinë kryesore në vend, atë të Tiranës.

Dhe gjasat janë, që kjo të mos ndodhë edhe për një kohë të gjatë.

Për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, situata është më e komplikuar, pasi kryetari aktual i Bashkisë, Erion Veliaj, jo vetëm që është në burg, dhe kjo është një kosto e madhe për socialistët, por së fundmi është kthyer edhe në kundërshtarin e tyre politik.

Dhe jo pa arsye.

Rama prej kohësh ka bërë betejë me Veliajn, për t’i marrrë bashkinë dhe për të vendosur dikë tjetër në vend të tij, për të konsoliduar pozitat dhe kandidaturën e atij që do të zëvvendësonte Veliajn.

Ky i fundit nuk i hapi rrugë dhe ndaj Rama e ka pasur të vështirë për të promuvuar kandidatin e tij të mundshëm.

Deri më tani janë përfolur disa emra, por Rama po nguron të nxjerrë një kandidat zyrtar.

Në PD ndërkohë, përveç “pazareve” të mundshme, janë të varur edhe nga partitë e tjera opozitare.

PD kërkon që të kenë një kandidat të përbashkët, më partinë e Shehajt, Qorit dhe Lapajt, në mënyrë që të kenë mundësi reale për të fituar.

Por deri më tani, vetëm Qori ka lënë të kuptohet se do të mbështesë kandidaturën e PD-së.

Qori ka thënë se do ta kandidojë vetë, ndërsa Shehaj nuk kuptohet se çfarë do bëjë.

Aktualisht nga PD, dy kandidatët më të mundshëm janë ato të Ilir Alimehmetit dhe Florjan Binajt, por nuk përjashtohen surprizat.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video