Kate Middleton realizon një dokumentar për betejën e saj me kancerin, zbulon se nuk i ra kurrë ziles pas kimioterapisë

21 Nëntor 2026, 18:12Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kate Middleton realizon një dokumentar për betejën e saj me

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka vendosur të ndajë me publikun një pjesë shumë personale të jetës së saj, përmes një dokumentari të ri të titulluar “Heal”, në të cilin rrëfen se si diagnoza e kancerit ka ndikuar në jetën e saj dhe si ka qenë rrugëtimi emocional drejt rikuperimit.

Lajmi për dokumentarin u bë i ditur këtë të shtunë, më 21 nëntor, ndërsa NBC publikoi edhe trailerin e tij të parë.

 

Filmi ndjek Kate gjatë sfidës “National Three Peaks Challenge”, të cilën ajo e ndërmori në fund të muajit qershor. Sfida konsiston në ngjitjen e tre maleve më të larta në Skoci, Angli dhe Uells, brenda 24 orëve, në mbështetje të organizatës bamirëse “The Royal Marsden Cancer Charity”.

Kate Middleton realizon një dokumentar për betejën e saj me

Gjatë kësaj aventure, Kate reflekton mbi përvojën e saj me sëmundjen, ndërsa takohet dhe ndan përvoja me njerëz të tjerë që po përballen me probleme të rënda shëndetësore.

“Kanceri të ndryshon. Ndryshon trupin tënd, të ndryshon fizikisht. Por ka edhe një anë shumë, shumë më të thellë të asaj që një diagnozë e tillë ndryshon brenda teje”, shprehet princesha në trailerin e dokumentarit.

Kate Middleton realizon një dokumentar për betejën e saj me

Përmes pamjeve të maleve britanike, “Heal” trajton mënyrën se si njerëzit gjejnë ngushëllim, forcë dhe shpresë pas përballjes me një sëmundje të rëndë.

“Shërimi është një udhëtim. Është mënyra se si rilidhemi me gjërat që dikur i njihnim dhe si gjejmë një ndjenjë shprese dhe gëzimi, edhe mes pasigurisë”, thotë Kate.

Një nga momentet më domethënëse të dokumentarit është biseda mes Kate dhe vëllait të saj, James Middleton, i cili e shoqëron gjatë një pjese të sfidës. Gjatë bisedës, James i kujton traditën e spitalit Royal Marsden, ku pacientët i bien një këmbane për të shënuar përfundimin e trajtimit.

Kate Middleton realizon një dokumentar për betejën e saj me

“Po, por unë nuk i rashë”, përgjigjet Kate.

“Pra, ndoshta kjo është mënyra jote për t'i rënë”, i thotë vëllai, duke iu referuar sfidës së maleve si një simbolikë të mbylljes së një kapitulli të vështirë.

Dokumentari sjell gjithashtu pamje emocionuese të ribashkimit të Kate me familjen e saj pas përfundimit të sfidës. Princesha përqafon tre fëmijët e saj, princin George, princeshën Charlotte dhe princin Louis, përpara se të ndajë një përqafim të gjatë dhe të përzemërt me bashkëshortin, princin William.

Kate Middleton realizon një dokumentar për betejën e saj me

Kate Middleton realizon një dokumentar për betejën e saj me

Kate Middleton realizon një dokumentar për betejën e saj me

Ky projekt shënon një tjetër hap në mënyrën gjithnjë e më të hapur me të cilën Kate ka zgjedhur të flasë për shëndetin e saj.

Në mars të vitit 2024, princesha njoftoi se po trajtohej për kancer, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në zonën e barkut, në fillim të atij viti. Në shtator 2024, ajo bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë, përmes një videoje personale ku shfaqej së bashku me William dhe tre fëmijët e tyre. Në janar të vitit 2025, Kate njoftoi se sëmundja kishte kaluar në remision.

Përmes këtij dokumentari, Kate synon ta çojë mesazhin përtej përvojës së saj personale, duke vënë në dukje ndikimin e thellë që një sëmundje e rëndë mund të ketë në mirëqenien fizike dhe emocionale të njeriut, si dhe rëndësinë e mbështetjes dhe lidhjeve njerëzore gjatë periudhës së rikuperimit.

“Është e qartë se nuk jemi krijuar për t'i përballuar vetëm sfidat e jetës. Gjërat mund të rilindin dhe të rriten sërish. Shpesh, pikërisht përmes dhimbjes kuptojmë se përtej saj ekziston një bukuri shumë më e madhe”, shprehet princesha në trailer.

Dokumentari pasqyron gjithashtu lidhjen e veçantë që Kate ka pasur gjithmonë me natyrën, të cilën e ka përshkruar si një burim ngushëllimi dhe force gjatë periudhës së rikuperimit.

“E kam parë nga afër se si natyra ka fuqinë të shërojë dhe të pasurojë jetën tonë të përditshme”, është shprehur ajo.

Ky është edhe mesazhi kryesor i dokumentarit “Heal”. Përmes tij, Kate shpreson të ndihmojë njerëzit që po përballen me një diagnozë të rëndë, ata që janë në proces rikuperimi dhe ata që po mësohen të jetojnë pas kancerit. Njëkohësisht, ajo synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e kujdesit gjithëpërfshirës, i cili mbështet mirëqenien, qëndrueshmërinë emocionale dhe cilësinë e jetës.

Dokumentari është prodhuar nga “Detail Films” dhe drejtuar nga Benji Jackson, ndërsa muzika është realizuar nga Erland Cooper.



Video