Protestuesit u vënë zjarrin koshave të mbeturinave tek “Myslym Shyri”, pjesë e tubimit edhe aktivistja Greta Thunberg

21 Nëntor 2026, 17:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protestuesit u vënë zjarrin koshave të mbeturinave tek

Protesta e kësaj të shtune po vijon me marshimin e qytetarëve në rrugët kryesore të Tiranës.

Protestuesit bllokuan qarkullimin në rrugën “Myslym Shyri”, duke u vënë flakën koshave të mbeturinave.

Në zonë janë vendosur forca të shumta policie, ndërsa një kordon policor është pozicionuar në kryqëzimin pranë Drejtorisë së Policisë.

Më herët, protestuesit u mblodhën para godinës së Ministrisë së Arsimit, ku u vu re edhe prania e aktivistes së njohur Greta Thunberg.

Kërkesa e protestuesve mbetet e pandryshuar, teksa ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.


Video