“Lufta” brenda mazhorancës – Klani i Ballukut “shpërbleu” ish-nënkryetarin Blendi Sulaj: Ditën që e hoqi Veliaj, i zbardhi lejen e ndërtimit!

21 Nëntor 2026, 23:18Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Lufta” brenda mazhorancës – Klani i Ballukut

Lufta brenda mazhorancës po bëhet gjithmonë e më e fortë, me klane e njerëz që mbështesin njërin apo tjetrin, teksa të gjithë po lyhen e përlyhen, teksa administrata shtetërore është në pikën më të ulët, ku gjithsecili mendon për karrigen e pasurinë e jo t’u shërbejë njerëzve të thjeshtë. Një mini konflikt ka ndodhur edhe në Bashkinë e Tiranës, ku njerëzit e kryetarit në detyrë, Erion Veliaj, janë përballur me klane të ndryshme, ku më të fortët kanë qenë ata të vendosur nga ish-kryeministrja Belinda Balluku.

Rimarrja e kompetencave nga Veliaj, ka bërë që disa personazhe të emëruar pa meritokraci në detyrë, të shkarkohen me urdhër nga burgu, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës po qendron prej disa kohësh, pas akuzave të ngritura nga Prokuroria e Posaccme. Një ndër të shkarkuarit ishte Blendi Sulaj, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, i cili ishte emëruar për mbrojtjen e territorit, por jo vetëm që territorin s’e mbrojti, por në atë territor që duhet t’a ruante, ndërtoi vilë private në shkelje të lejes së ndërtimit dhe së fundmi, ish-firma që ai ka pasur në pronësi, por e dhuroi, po ndërton një pallat shumëkatësh.

“Lufta” brenda mazhorancës – Klani i Ballukut

“Lufta” brenda mazhorancës – Klani i Ballukut
Faksimile: Leja e ndërtimit për firmën e ish-nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj

Në datën 31 gusht 2026, në një kohë që kryetari në burg i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po spastronte njerëzit e Belinda Ballukut, qeveria ka zbardhur me shpejtësi një leje ndërtimi, në Tiranë.  Sipas dokumenteve që ka siguruar Vox News, në atë datë, kompania Asinvest është bërë përfituese e një leje ndërtimit, për një kullë 20 kate.

Më herët, redaksia jonë kishte faktuar me dokumente se këtë kompani e ka pasur në pronësi Blendi Sula, i cili në muajin gusht të vitit 2025, ku u emërua nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, i dhuroi aksionet Bahri Qordjas. Ka dyshime të forta se emri i tij është vetëm një prestanome, ku Blendi Sulaj po tenton që të fshehë gjurmët në biznese.

Kjo kompani është themeluar në vitin 2021 dhe merrej me ndërtim dhe projektim godinash, apo me shit-blerje pronash. Gjithashtu, edhe me reklama apo edhe ndërtime faqesh të internetit. Me këtë firmë, Sulaj bëri edhe fushatën e Bashës në vitin 2021. Dy vite pasi ai e themeloi, në vitin 2023, Sulaj nënshkruan një deklaratë “dhurimi kuotash”, në favor të Ermal Haxhiajt. Ndërkohë, në muajin mars të vitit 2024, Ermali ia dhuron kuotat nënës së tij, Luanesha Haxhiaj.

Në datën 4 tetor 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama dhe me firmë të zv.kryeministres Belinda Balluku, i japin kësaj firme një leje për kullë 15 dhe 20 kate. “KKTU vendosi miratimin e lejes së zhvillimit për objektin ‘godinë rezidenciale me 15 kate dhe 20 kate mbi tokë dhe 2-7 kate nëntokë’, me vendndodhje në zonën e Liqenit të Thatë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “ASINVESTMENT" sh.p.k” thuhet në vendim.

“Lufta” brenda mazhorancës – Klani i Ballukut
Faksimile: Në muajin qershor 2025, Blendi Sulaj bëhet administrator i kompanisë me afat deri në 2030-ën

Pas marrjes së kësaj leje, Blendi Sulaj shfaqet sërish me letra në këtë firmë. Në datën 12 qershor të vitit të kaluar, përfaqësuesi ligjor Albi Peti, emri i të cilit ndodhet në lejen e KKTU-së, largohet nga firma dhe vendin e tij e zë Blendi Sulaj, me një afat deri në vitin 2030. Ndërkohë më vonë zëvendësohet ndoshta fiktivisht, teksa më datë 31 gusht leja e shumë përfolur është zbardhur në fund të muajit gusht 2026.

“Lufta” brenda mazhorancës – Klani i Ballukut
Në foto: Postimi i ish-nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës pas shkarkimit nga detyra

Në fund të muajit gusht 2026, Erion Veliaj shkarkoi nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj, i cili ishte emëruar në këtë post në vitin 2025. Në atë kohë, në Bashkinë e Tiranës ndodhi një “furtunë” shkarkimesh dhe dorëheqjesh të disa prej zyrtarëve më të lartë të institucionit.

Pas këtij vendimi, ka ardhur edhe reagimi i ish-nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili ka falenderuar kolegët me të cilët ka punuar për Tiranën, si kryeministrin Rama për mbështetjen që i ka dhënë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Sulaj njofton se pas shkarkimit do t'i përkushtohet fushatës elektorale në mbështetje të PS-së dhe Ogerta Manastirliut. “Me padurim dhe plotë me energji do të përkushtohem në sfidën elektorale në mbështetje të PS dhe kandidates Ogerta Manastirliu” do të deklaronte ai, si një sfidë të hapur ndaj Veliajt.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016



Video