Vox News siguron urdhrin e “klasifikuar” me firmën e Sadleva Bodos të transferimit të Veliajt në burgun e Fierit, iu dërgua SPAK-ut

21 Nëntor 2026, 20:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vox News siguron urdhrin e “klasifikuar” me firmën e Sadleva

Vox News ka siguruar urdhrin e transferimit të Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, një dokument që deri më tani nuk ishte bërë publik. Bëhet fjalë për urdhrin me numër 2103, të datës 28 tetor 2026, i firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Sadleva Bodo.

Një kopje e urdhrit i është përcjellë edhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për dijeni. Dokumenti mban klasifikimin “I kufizuar”, me afat klasifikimi dy vjet.

Vox News siguron urdhrin e “klasifikuar” me firmën e Sadleva

Transferimi i Veliajt shkaktoi bujë dhe debate, ndërsa kryebashkiaku i Tiranës ka kallëzuar penalisht drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, për shpërdorim detyre.

Kallëzimi është depozituar në Prokurorinë e Tiranës nga avokati i Veliajt, Plarent Ndreca. Në thelb të kundërshtimit qëndron ligjshmëria e procedurës së ndjekur për transferimin e tij nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Në urdhrin e siguruar nga Vox News thuhet se transferimi është kryer “për arsye sigurie”, duke iu referuar një informacioni të Drejtorisë së Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, me numër 20796, datë 28 tetor 2026.

Dokumenti mbështetet në nenin 78 të ligjit nr. 81/2020, në vendimin e Këshillit të Ministrave për Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve dhe në urdhrin e Ministrit të Drejtësisë për klasifikimin e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video