Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku protestuesit kanë goditur me sende të forta godinën, ndërsa Policia e Shtetit është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës ndaj turmës.
Përplasjet kanë përshkallëzuar situatën në ditën e katërt të protestës, ku studentët, gjimnazistët dhe qytetarët janë mbledhur për të vijuar kundërshtimin dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Efektivët e policisë janë pozicionuar përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ndërsa përdorimi i ujit dhe gazit lotsjellës shënon një tjetër moment tensioni pas tri ditësh protestash të shoqëruara me incidente të dhunshme në kryeqytet.