Vijojnë përplasjet në Korçë, policia shoqëron 13 persona!

16 October 2026, 13:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vijojnë përplasjet në Korçë, policia shoqëron 13
Korçë

Situata vijon të jetë e tensionuar në qytetin e Korçës, ku protesta e të rinjve është shoqëruar me përplasje me forcat e policisë.

 Gjatë zhvillimeve të fundit, efektivët kanë shoqëruar 13 persona.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe shpërndarjes së protestuesve, të rinjtë i janë rikthyer marshimit në rrugët e qytetit, duke vijuar protestën.

Protestat e gjimnazistëve po zhvillohen edhe në qytete të tjera të vendit.


Video