Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka ironizuar Sali Berishën duke thënë se mund të jetë vegël se do të çojë demokratët në parti të majtë duke iu referuar Partisë së Lirisë së Ilir Metës.
Duke folur pas mbledhjes së grupit parlamentar, Alibeaj deklaroi se Berisha nuk po bën asgjë më shumë sesa Rama ndaj PD-së, ndërsa shtoi më tej se ai vet e ka krenari të qendrojë në PD.
“Nuk do më dëgjoni të përdor fyerje apo linçimi edhe për kundërshtarin më të fortë. Politika bëhet me ide nëse i ke, me vizion ndryshe, ndaj kam zgjedhur këtë qasje. Sa i përket historisë së veglave, pengjeve, një arsyetim e kam. Vegël mund të jetë kushdo, ai i cili mund t’i marrë demokratët e t’i çojë në një parti të majtë, një parti 1që në 2013 bashk2ëpunoi me Ramën për ta sjellë në pushtet.
Koherenca në qëndrimet politike mund të jetë një nga virtytet që politika shqiptare mund të ketë. Të ftosh demokratët të shkojnë në një parti tjetër, çfarë ka bërë më tepër Edi Rama kundër nesh? Shantazh e fyerje ndaj PD. Jo vetëm çështje veglash, por edhe krenari. Kam krenari të qëndroj e aq sa mundem t’i them qytetarëve që politikë bëhet ndryshe, me rebesh apo diell. Kjo është logoja që këtë vend e ka orientuar drejt Perëndimit. Kjo është seti i vlerave që i ka dhënë shqiptarëve fytyrën perëndimore. Ka pasur goxha shantazh. Ndonëse mund të dukemi të dobët e naiv, ja vlen”, tha Alibeaj.
Ai deklaroi më tej se selia e PD duhet të lirohet, kjo nisur edhe nga vendimi i Gjykatës së Apelit. Alibeaj solli në vëmendje skenat e 8 janarit, të vitit të kaluar, ku pati përplasje mes demokratëve në selinë e PD dhe u shpreh se nuk do t’i nxitë njerëzit drejt konfliktit.
Alibeja deklaroi se pretendon që ashtu siç grupi i tij u largua nga selia më 25 mars, ashtu duhet të largohet edhe Berisha.
"Po e them këtu në zyrat e reja të përkohshme për fushatën zgjedhore, jo selia. Në ka skena të shëmtuara që nuk na bëjnë nder asnjërit, atyre që ishin jashtë dhe ne që ishim brenda, janë ato të 8 janarit. Do të mjaftonte Edi Rama me njerëzit e tij që të tregonin 30 sekonda spot mbi atë situatë për tu dhënë shqiptarëve: Kujt po i besoni juve?
Për këtë arsye, pavarësisht se shumë kërkesa emocionale, por edhe racionale që me daljen e gjykatës së Apelit të mund të kërkohej në mënyrë të moralshme, funksionimin e PD, të mund të kërkonim zyrat ligjërisht që PD i takojnë. Unë kam propozuar këtë qëndrim. Unë nuk jam nga ata që i çoj njerëzit pre e emocioneve të tyre në këtë situatë, nuk i çoj në konflikt, në përplasje, nuk kruaj plagë që mezi po mbyllen. Unë besoj tek ligji. Kur ka një vendim gjykata ai vendim pranohet. Meqë gjykata e Apelit e ka dhënë atë vendim, ato zyra, ato seli të demokratëve do të duhen të lirohen, siç bëra unë në fakt, në 25 mars. Edhe pse vendimi i shkallës së parë nuk ishte definitiv. Në respekt të ligjit ne u larguam. Tashmë pretendojmë që ato zyra të lirohen." -tha Alibeaj.