Tan Agolli “rehabiliton” firmën “Bajram N”, me pronare ish-nënkryetaren e Bashkisë Elbasan: I jep tender 5 milionë euro! 

15 October 2026, 17:02Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tan Agolli “rehabiliton” firmën “Bajram N”, me
Tan Agolli “rehabiliton” firmën “Bajram N”, me pronare ish-nënkryetaren e Bashkisë Elbasan

Dritan Agolli, drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, po ndan këto ditë dhe javët e fundit “tortën” e madhe të tenderëve me vlerë 72 milionë euro, për mbushje gropash dhe ndërhyrje në fasadat e disa qyteteve. Janë dhjetëra firma që kanë përfituar nga “zemërgjerësia” e Agollit, teksa punët se çfarë do të bëhet e di vetëm ai.

Në letra shkruhet se janë disa fasada për t’u rregulluar dhe lyer, në disa qytete të Shqipërisë, teksa të kujton edhe rilindjen e famshme urbane, të cilët i ka dalë boja me kohë, por që do që ta kthejë Agolli. Duket se, ato punë të pabëra apo të bëra keq do të suvatohen nga vetë FSHZH, me disa tendera shumë të debatuar.

Por, kush po i merr paratë që dalin “lumë” nga një institucion deri më tani i pakontrolluar apo hetuar, që vijon të shpërdorojë në mënyrën më të keqe, teksa çuditërisht Prokuroria e Posaçme ende s’ka trokitur në atë derë. Vox News ka analizuar një procedurë, atë të lyerjes së disa fasadave në disa qytete, ku fitues ka dalë një kompani me një të kaluar shumë të dyshimtë.

Tan Agolli “rehabiliton” firmën “Bajram N”, me
Faksimile: Tenderi i FSHZH, ku fitues ka dalë një BOE me në krye firmën Bajrami N, me pronare ish nënkryetaren e Bashkisë Elbasan 

Në datën 8 tetor 2026, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka ndarë paratë e radhës, te një bashkim operatorësh, ndër të tjera edhe te kompania Bajrami N, në pronësi të ish-nënkryetares së Bashkisë Elbasan, Anduena Bajrami.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “rigjenerimi urban i stokut të banesave - Faza IV” në qarqet Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër. Kohëzgjatja e marrëveshjes është 24 muaj, teksa BOE Colombo, Blerimi, Bajrami N., dhe Agi Kons kanë ofruar 499 milionë lekë, ose mbi 5 milionë euro.

Tan Agolli “rehabiliton” firmën “Bajram N”, me

Tan Agolli “rehabiliton” firmën “Bajram N”, me

Faksimile: Bilancet e kompanisë Bajrami N., e cila ka xhiruar dhjetëra miliona euro, por ka dalë me humbje dhe fitime minimale 

Vox News ka analizuar bilancet e kësaj kompanie në dy vitet e fundit, duke qenë se ka një nga firmat që ka fituar dhjetëra miliona euro me tendera publikë. Në qershor të vitit 2026, kompania ka publikuar bilancin e vitit 2025, ku rezulton se ortakja Anduena Bajrami ka nxjerrë një fitim prej 857 mijë lekë, ose rreth 9 mijë euro.

Ndërkohë, në vitin 2024, kjo kompani ka nxjerrë një bilanc me një humbje prej 42 milionë lekësh. Bilance tepër të dyshimta, pasi në regjistrat e thesarit rezulton se është paguar me miliona euro. Organet ligjzbatuese kanë pasur gjithmonë dyshime për veprimtari të paligjshme, deri më tani të pa faktuara, pavarësisht se janë ushtruar disa herë kontrolle dhe janë bërë disa verifikime.

Tan Agolli “rehabiliton” firmën “Bajram N”, me
Në foto: Investigimi i Vox News për firmën Bajrami N, firmë e cila ka marrë dhjetëra miliona euro nga buxheti i shtetit 

Në verën e vitit të kaluar, Vox News publikoi një investigim me titull “Krim, korrupsion, influencë apo fat?! Si po i fiton me lehtësi firma ‘Bajrami N’ tenderët në Qarkun e Elbasanit”. “Çuditërisht, që nga emërimi i zonjës Bajrami në atë post, firma xhiron dhjetëra miliona euro, ku kryesisht fiton tendera nga Bashkia e Elbasanit, Peqinit, Belshit, Librazhdit apo edhe Gramshit” do të denonconte redaksia jonë.

VoxNews shfletoi dokumentet e tenderëve të fituar nga kjo firmë, ku institucioni që kryeson është Bashkia e Elbasanit, me plot 35 procedura. Vlera që kjo firmë ka fituar e vetme (pa bashkim operatorësh), është plot 739.642.326 lekë. Redaksia ka analizuar disa procedura, ku Bashkia e Elbasanit ka shpallur fituese këtë firmë. Një ndër to ka qenë procedura “sistemim asfaltim i rrugëve ‘Grigor Nosi’, ‘Xhafer Duhanxhiu’, ‘Hasan Kopili’ në lagjen 5 maji”, me një vlerë rreth 500 mijë euro.

Gjithashtu, është shpallur fituese edhe e tenderit rikonstruksion i shkollës së mesme "Kostandin Kristoforidhi” me një vlerë 130 milionë lekë, teksa kjo procedurë u analizua edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku gjeti dhjetëra abuzime. Ndërkohë, “Bajrami N” ka fituar edhe procedurën rikualifikimi urban i parkut qendror Rinia, me një vlerë 208 milionë lekë. Parku pas ndërtimit u shkatërrua dhe u deshën para shtesë që ta rivinin në punë. Firma ka fituar edhe tenderin e ndërtimit të sheshit “Valmi” me një vlerë 62 milionë lekë.

E vetme në garë ka fituar edhe plot 18 procedura në Bashkinë e Librazhdit, me një vlerë rreth 3 milionë euro. Të jetë fat apo meritokraci? Redaksia jonë analizoi edhe tenderët e fituar nga Bajrami N në bashkëpunim me firma të tjera, ku ka dyshime se është favorizuar dukshëm.

Firma “Bajrami N” ka pasur pronarë familjen Bajrami. Fillimisht ka qenë Nazifi dhe aktualisht është Anduena Bajrami, e cila ka qenë nënkryetare e Bashkisë Elbasan pas vitit 2013, pranë Qazim Sejdinit dhe më pas Gledian Llatja. Por, edhe gjatë kohës kur gruaja ishte nënkryetare e Bashkisë Elbasan, bashkëshorti Nazifi merrte tendera nga Bashkia Elbasan. Ndërkohë, disa media kanë publikuar edhe të dhëna se bashkëshorti i Anduena Bajramit ka qenë i sekduar, nga një shkresë e muajit dhjetor të vitit 2020. Por, deri më sot nga organet ligjzbatuese nuk kanë bërë ndonjë operacion apo njoftuar për nisjen e hetimeve.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016



Video