Nga arratia, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme, se kryeministri Edi Rama është konsultuar sot me Belinda Ballukun në Vilën e Kuqe lidhur me protestën e studentëve.
Ahmetaj deklaroi në ‘Çim Peka Live’ se Rama po konsultohet me Ballukun, të cilëson si “plaçkitësen”, ndërsa sipas tij, kryeministri nuk pranon të dëgjojë zëra racionalë brenda Partisë Socialiste.
Arben Ahmetaj: Zoti Peka, ky ia doli ta vriste politikën në Partinë Socialiste. Ia doli ta vriste me breza dhe në mënyrë të kalkuluar. Pra sot unë do isha naivi më i madh që të prisja ndonjë nga ish-kolegët e mi, dhe ata që i dua shumë se ka që i dua shumë megjithëse jemi zënë e jemi urryer, nuk pres që t'i çojnë një copëz arsye në tryezë. Për më tepër duhet ta dini që sot ai është konsultuar me plaçkitësen, nuk pranon të konsultohet me mendje racionale të ngelura brenda Partisë Socialiste.
Çim Peka: Po thua që sot Rama është konsultuar... një sekondë, po thua se sot Rama është konsultuar me Belinda Ballukun?
Arben Ahmetaj: Me plaçkitësen te Vila e Kuqe. Po. Verifikojeni! Verifikojeni.
