Shpërthen protestuesi: Japim edhe jetën, që të ikë Rama! As PD nuk e duam, ka si produkt, Argitën, Jamarbërin

15 October 2026, 22:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpërthen protestuesi: Japim edhe jetën, që të ikë

Protestuesi Erald Noj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" ka shpjeguar arsyet se përse ka dalë në protestë. Ai tha se urren klasën politike, duke përfshirë të gjithë partitë, ndërkoi që shtoi se është i gatshëm të japë edhe jetën, vetëm të largohet Rama.

Pjesë nga biseda: 

Erald Noj: Jam në protestë as për flamingot dhe as për Zvërnecin, por për Republikën e Shqipërisë, është cënuar integriteti he sovraniteti i Shqipërisë, familja shqiptare, prona. Kisha dëshirë të isha në studio në fakt. Situata në Shqipëri është kaotike, e dini më mirë se unë, po bëhet luftë e fuqive të huaja. Kam lutur zotin dhe kam marrë pjesë me besimin, sepse Shqipëria ka patur shumë fatkeqësi në 100 vite të fundit.

Ylli Rakipi: Jeni njeri i shpallur i Partisë Demokratike. Sa është prezente kjo protestë?

Erald Noj: Jo, e urrej dhe e neveris klasën politike. Të gjtiha partitë politike nuk janë shqiptare. PD është më e mirë se PS, kanë vjedh aq sa kanë ditur. Vjedhjet që janë bërë në pasurinë e shqiptarëve janë galopante, kalojnë 100 mld euro. Prandaj e them publiksiht jam pa parti, s'kam qenë kurrë anëtar partie. Nuk jam me asnjë parti. PS më është afruar, e kam refuzuar. Me PD nuk e gjej veten. Jam demokrat në shpirt.

Ylli Rakipi: Maskën pse e përdor në protestë?

Erald Noj: Është hedhur gaz. Vetëm maskë gazi kam përdorur.

Ylli Rakipi: Kërkoni dorëheqjen e Edi Ramës. Deri ku jeni të gatshëm të shkoni për të arritur këtë qëllim?

Erald Noj: Deri aty ku nuk ka më. Jemi gati të japim jetën. Nuk kemi kallash, siç ka thënë një media sot, jemi pa kallash, e kemi fuqinë në shpirt, nuk jemi të shitur.

Ylli Rakipi: Pra ose Edi Rama ose ju.

Erald Noj: Unë jam për katër kalamajt e mi. Kjo qeveri plehrë, me gjithë atë qeveri tjetër plehrë, kanë promovuar krimin. Madje PD e solli e para. Të gjitha partitë politike janë anti-shqiptare sepse shihet produkti. PD ka 35 vjet parti, 3 produkte ka, ka Argita Berishën, Jamarbër Malltezin dhe Lul Basha, kur Shqipëria ka djem dhe vajza yll bote.

Ylli Rakipi: Doktori thuaji i pari.

Erald Noj: Ja kam thënë personalisht duhet të hapësh krahun.


Video