Vetëpërmbajtja e Policisë nuk mund të kthehet në mungesë të shtetit

15 October 2026, 18:07Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vetëpërmbajtja e Policisë nuk mund të kthehet në

“Mos e ngatërroni vetëpërmbajtjen e Policisë së Shtetit me dobësinë!

Policia nuk tërhiqet përballë dhunës. Institucionet do të mbrohen. Qytetarët do të mbrohen. Ligji do të zbatohet me vendosmëri dhe pa asnjë përjashtim.”

Kështu e mbylli konferencën për shtyp, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, që doli të flasë për gazetarët, vetëm në ditën e tretë të protestave të dhunshme në Tiranë (sot dhe në qytete të tjera).

Por kur do “shpërthejë” Policia, e cila deri më tani, po tregohet e përmbajtur?

Kur do tregojë forcën, ndërsa institucionet shtetërore janë prej tri ditësh në flakë, bizneset private po sulmohen brutalisht dhe qytetarët tashmë janë të pasigurtë të dalin në rrugë?

Nëse jo tani, kur zoti Hita?

Policia nuk mund të tregohet e vetëpërmbajtur në këto momente, por e përgjegjshme.

Dhe përgjegjshmëri do të thotë të reagojë ndaj dhunës, për të mbrojtur qytetin, biznesin, qytetarët dhe institucionet.

Ndryshe pastaj, nuk do kemi më vetëpërmbajtje, por vetëgjygjësi nga qytetarët.

Ndaj sa është në kohë, Policia duhet të bëjë punën e vet.

Jo të dhunojë e të godasë me shkop gome ndonjë protestues kalimtar, si për të treguar se janë aty, por të parandalojë degradimin e situatës, e cila tashmë është në shkallë kritike.

Tani nuk është momenti i vetëpërmbajtjes, por i marrjes në dorëzim i qytetit, për të siguruar jetën e qytetarëve dhe biznesin.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video