U arrestuan ditën e parë të protestës, 16 protestuesit dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë

16 October 2026, 07:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U arrestuan ditën e parë të protestës, 16 protestuesit dalin

16 protestuesit e arrestuar në ditën e parë të protestës (13 tetor), do të dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë.

 Një pjesë e mirë prej tyre ishin të maskuar. Më i riu që u arrestua është 23 vjeç, ndërsa të tjerët janë nga 27 deri në 59 vjeç. Mes tyre ka edhe persona të moshave 48, 52, 55 dhe 57 vjeç.

Ndaj të arrestuarve rëndojnë 8 vepra penale, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 Nën hetim përfunduan edhe 49 persona, si dhe u lënduan 6 policë.

Dita e parë e protestës përkoi me sulmet ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, te bizneset e bankomatet e shkatërruara, koshat e mbeturinave në flakë dhe përplasjet me Policinë, kryeqyteti u përfshi nga akte të dhunshme dhe vandalizmi.

Emrat e protestuesve të arrestuar
Kastriot Vata                       41 vjeç
Florian Baba                        48 vjeç
Ali Bruçi                                40 vjeç
Genc Ibrahimi                      57 vjeç
Ernest Kapo                         32 vjeç
Iljaz Sulaj                             38 vjeç
Besnik Kala                         59 vjeç
Donik Vatgjoni                     55 vjeç
Erand Zenunllari                 30 vjeç
Hamza Bushi                      52 vjeç
Olsi Vokli                             35 vjeç
Xhesion Petoku                  27 vjeç
Klevi Metaj                          23 vjeç
Berim Gjoka                        31 vjeç
Kalosh Hysbarjami             38 vjeç
Korado Aliaj                         32 vjeç


Video