Arben Ahmetaj nën akuzë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash!

21 Mars 2023, 12:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj po hetohet nga SPAK  për 3 akuza. Report tv mëson se Posaçme ka regjistruar ndaj tij akuzën shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

Burime për VoxNews thanë se SPAK ka bashkuar  dy procedime  ndarjen e fraksionit  për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.

Në lidhje me pasuritë SPAK ka marrë në pyetje shumë persona mes të cilëve edhe ish bashkëshorten e cila ka deklaruar se ka në pronësi vetëm shtëpinë në ish bllok ndërsa vila në Palasë nuk është e saja.



 

 

Video