Gazetari Doçi: Ku i gjeti paratë Ahmetaj për ndërtimin e Vilës?

10 Mars 2023, 12:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetari Adriatik Doçi

Gazetari Adriatik Doçi, i cili ka publikuar fakte të rëndësishme për korrupsionin e Arben Ahmetajt ka folur sot në lidhje me hetimin e nisur ndaj ish-ministrit nga BKH.

Doçi është shprehur se prova më e rëndësishme për BKH, është vila e Ahmetajt.

“Ku u gjetën paratë për ndërtimin e saj”, pyet gazetari.

Nga ana tjetër Doçi shprehet se me lëvizjet e Ahmetajt ai po fut në burg partneren e tij pasi zyrtarisht ajo është pronare e vilës ku ata bashkëjetojnë.

Nisur nga akuzat e opozitës, e cila doli në mbrojtje të Ahmetajt dhe tha se hetimi është i nxitur politikisht pasi BKH veproi pas “kërcënimit” të Ramës, Doçi zbulon se kjo nuk është e vërtetë pasi hetimi i BKH kishte nisur disa ditë më parë.   

 

Video