Eugen Beci: Të dhënat tregojnë se Ahmetaj po hetohet për korrupsion, jo "shpërdorim detyre"

10 Mars 2023, 12:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Eugen Beci

Ish-prokurori Eugen Beci ka qenë i ftuar sot në emisionin "Breaking" në Top News.

I pyetur për kontrollin që i është ushtruar ish zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj nga BKH ai është shprehur se veprimet hetimore kanë qenë të vonuara dhe për pasojë nuk beson se do të japin rezultate.

“Nuk prisja që të gjendeshin vetëm 30 mijë euro. Për më tepër çdo person që është subjekt i ILDKPI nuk i lejohet të mbajë më shumë se 1.5 milionë lekë të vjetra në banesë”, shprehet Beci.

Sipas avokatit Beci, të dhënat tregojnë se ndaj Ahmetajt ka filluar një hetim për korrupsion nga ana e Prokurorisë së Posaçme, sepse kontrolli pasuror që i është nënshtruar dje ish ministri, nuk bëhet kur akuza është thjesht "shpërdorim detyre".  

 

Video