Bizneset te rruga e Durrësit ulin qepenat nga frika e dëmtimeve, mesazhe “me zemra” për protestuesit: Mos na shkatërroni mundin

16 October 2026, 11:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bizneset te rruga e Durrësit ulin qepenat nga frika e dëmtimeve,

Ndërsa protestuesit kanë nisur të grumbullohen në Rrugën e Durrësit dhe para Ministrisë së Arsimit, pjesa dërrmuese e bizneseve në këtë zonë kanë mbyllur aktivitetin, duke ulur qepenat nga frika e dëmtimeve të mundshme.

Pronarët e bizneseve kanë lënë edhe sot mesazhe drejtuar protestuesve, duke u kërkuar të mos shkatërrojnë punën dhe mundin e tyre.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, ka biseduar me një prej pronarëve të bizneseve të dëmtuara një ditë më parë.

Ai shihet duke mbledhur xhamat e thyer dhe duke u përpjekur të riparojë atë që ka mbetur pas dëmtimeve.

Pronari shprehet se është në mbështetje të studentëve dhe kauzës së tyre, por kundërshton këtë formë proteste, që dëmton bizneset dhe mundin e njerëzve.



Video