U vetëdorëzua të shtunën, GJKKO lë në fuqi vendimin “arrest me burg” për juristin e Bashkisë Bulqizë

21 March 2023, 10:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U vetëdorëzua të shtunën, GJKKO lë në fuqi

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rikonfirmuar masën e caktuar në mungesë “arrest me burg” për Leonard Daçin, jurist në Bashkinë e Bulqizës, pjesë e grupit të të zyrtareve të këtij institucioni që u arrestuan, përfshirë kryebashkiakun Lefter Alla.

Daçi u vetdorëzua të shtunën në gjykatën e Posaçme, në prani të avokatit të tij.

Ndërkohë, masa e ‘arrestit me burg’ është dhënë të shtunën dhe për kryebashkiakun Lefter Alla dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë në abuzimin me detyrën për tenderat e ujësjellësit.

 


Video