SKANDALI/ Prokuroria sekuestron mostra të mbetjeve në "Kurum" dh...
3 Tetor, 12:48Fokus
Policia ka arrestuar kryebashkiakun socialist të Bulqizës, Lefter Alla. Mësohet se ai akuzohet për abuzime me tenderat.
Urdhër-arresti për prangosjen e kreut të Bashkisë së Bulqizës është lëshuar nga SPAK. Burime për News24 bëjnë me dije se ndaj Lefter Allës rëndojnë akuzat për veprat penale korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë.
Kujtojmë se kohë më parë Lefter Alla u hetua nga SPAK dhe në lidhje me një video të publikuar në media ku shfaqej një person, i cili ishte duke konsumuar kokainë dhe u aludua se personi në fjalë ishte kryebashkiaku socialist.