Foshnja e Diana Bahçjes po rritet me qumësht lope, nënën e ka në burg, për të kujdeset kushërira 11-vjeçare

15 March 2023, 18:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foshnja e Diana Bahçjes po rritet me qumësht lope, nënën e
Pamje nga banesa e Dianës

Zbulohen detaje të tjera lidhur me jetën e Diana Bahçjas, lehonës 27-vjeçare, e cila prej 8 ditësh është në burg, ndërsa jashtë ka lënë pa kujdesin e saj, foshnjën e porsalindur. 

Korrespondentja e Syri Tv në Shkodër Fatma Maka ka shkuar në banesën, ku e reja kishte lidhur jetën me bashkëshortin e saj, e cila ishte në kushte të mjerueshme. Ndërkohë që nëna lehonë është në burg, për foshnjën kujdeset babai, i cili ka lënë edhe punën për t'u kujdesur për të birin që është ende në djep.

Kur nuk është ai, me të voglin merret mbesa e familjes, vetëm 11 vjeç, por që ka marrë përsipër të kujdeset për vogëlushin pa mama. Kjo pasi gjyshi dhe gjyshja e saj janë shumë të moshuar, madje njëri është edhe i paralizuar dhe qëndron gjithë kohën në shtrat. Kështu për gjyshen e familjes, janë 2 persona që duan gjithë kohës kujdesin e saj.

Problemi kryesor për foshnjën është ushqimi me gji, por për vogëlushin është gjetur një zgjedhje... kanë zgjedhur që t'i japin qumësht lope, që edhe pse nuk është i duhuri për t'u konsumuar nga foshnjat, duket se për të nuk ka rrugëzgjedhje tjetër. Familjarët tregojnë se foshnja nuk është mësuar akoma me qumështin por familiarët po përpiqen të kujdesen më tepër për ta ushqyer pak nga pak në mënyrë që të mos ketë deficite.


Video