Atentati me tritol në Gjirokastër ku u vra "Çilo Hunderri"/ Arrestohen 2 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë! (Emrat)

16 October 2026, 15:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati me tritol në Gjirokastër ku u vra "Çilo
Beqir Devolli, i njohur edhe si "Çilo Hunderri"

Policia ka zbardhur atentatin me tritol të ndodhur më 10 tetor në Gjirokastër, ku humbi jetën Beqir Devolli, i njohur edhe si "Çilo Hunderri" dhe mbeti i plagosur pasagjeri Erigels Mela.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma”, janë arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në pranga kanë rënë Behar Zyberi, alias Behar Heqimaj, 64 vjeç, banues në Fier, dhe Shpëtim Malasi, 42 vjeç, banues në Patos.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur Gentjan Zhupa, 38 vjeç, banues në Tepelenë, dhe Kliton Omeri, alias Kliton Nanushi, 44 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas Policisë, dy të fundit janë larguar jashtë vendit pas ngjarjes.


Video