Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Kryeministri Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale, krah një fotoje të një tabele rrugore të rrëzuar në tokë.
Tabela me shenjën ‘Stop’ ka mbishkrime nga kalimtarët duke formuar në anglisht shprehjen “I’ll never stop loving you” (s’do të resht kurrë së të dashuri). Rama i ka shtuar edhe një modifikim përmes aplikacioneve duke i shtuar në fund fjalën ‘Shqipëri’.
“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkruan Rama.