Vrasja e Pëllumb Islamit në lokalin në Greqi, arrestohet 23-vjeçari shqiptar!

21 Mars 2023, 08:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një i ri shqiptar është vendosur në pranga për vrasjen e hidraulikut Pëllumb Islami në lokalin Nea Ionia më 21 shkurt.

23-vjeçari njihet me dy emra “Dhimitri” dhe “Nektarios”, dhe ka një të kaluar kriminale. Ai akuzohet për tentativë vjedhje në bashkëpunim, vjedhje në bashkëpunim, kërcënim me armë zjarri, dëmtim prone, vrasje nga pakujdesia dhe zhvatje.

Për 23-vjeçari, si edhe për 6 persona të tjerë për përfshirë në ngjarjen kriminale, u lëshua urdhër arresti më 3 mars.

Raportohet se 2 nga anëtarët e bandës shqiptare janë arratisur drejt atdheut të tyre. Anëtarët e bandës shqiptare janë identifikuar nga kamerat e sigurisë, që kanë filmuar momentin kur ata mbërritën në lokal, si edhe arratisjen e tyre.

Përveç 7 personave të shpallur në kërkim, edhe një person tjetër mësohet se është përfshirë në përleshjen e përgjakshme por nuk është identifikuar ende.

Grupi shqiptar hyri në lokal dhe shkoi drejt zonës VIP. Ata biseduan me pronarin dhe kur po largoheshin u përballën me anëtarët e grupit rival që ndodheshin brenda lokalit, në tavolinën ku ndodhej Pëllumb Islami.

Sipas dëshmitarëve, fillimisht u përleshën dhe kërcënuan njëri-tjetrin në gjuhën shqipe. Më pas, nxorën armën duke qëlluar në drejtim të grupit rival dhe për pasojë humbi jetën Pëllumb Islami.

Video