Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Prej dy vjetësh në fshatin Imsht të Lushnjës është hapur një pikë grumbullimi për kallamat e kanaleve. Kjo pikë që i eksporton në Itali punëson rreth 10 punëtorë.
Kallamat mblidhen nëpër kanalet e Myzeqesë. Një punëtor duhet të pastrojë 1 mije copë kallama që të marrë 20 mijë lekë të vjetra në ditë.
Kallamat e kanaleve kërkohen për lidhjen e fasules dhe të fidanëve te shalqirit në Itali. Ato zgjidhen 3 metra te gjatë dhe pasi pastrohën lidhen dhe vendosen nëpër kontejnerë të presuar, raporton Tch.
Një pikë tjetër është në Fier dhe këto biznese kanë ndikuar që pastrimi i kanaleve të mos bëhet më duke u vënë flakën.