Nga 20 prilli hiqen vizat për hyrjen e shqiptarëve në Emiratet e Bashkuara Arabe

20 March 2023, 17:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga 20 prilli hiqen vizat për hyrjen e shqiptarëve në Emiratet e
Edi Rama

Shumë shpejt shqiptarët do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama ai i cili e ka bërë me dije këtë lajm përmes një postimi në rrjetet sociale. Ky vendim hyn në fuqi duke filluar nga 20 Prilli.

“Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe pa viza nga 20 prilli”, ka shkruar kryeministri. 

Kjo marrëveshje do të krijojë padyshim lehtësi të shtuara për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, për arsye pune, biznesi apo turizmi. Të gjithë këta, nga momenti i hyrjes në fuqi të marrëveshjeve s’do të kenë më nevojë për viza hyrëse.


Video