Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një aksident i rëndë është regjistruar orët e para të mëngjesit në Fushë-Krujë e për pasojë ka ndërruar jetë një Luan Lukaj 50-vjeç.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 në aksin Fushë Krujë-Milot, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga e është përplasur me mbrojtëset anësore.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një prej pasagjerëve, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe pasagjerët e tjerë, si edhe drejtuesi i mjetit.
Mjeti tip 'Benz' me të cilin po udhëtonin rezulton në pronësi të Juljan Kaxhi Kocja. Shkak i shpejtësisë dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave, por grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut.