“O vemje e hale e qelbur”/ Përplasje e ashpër mes pedagogut Oltion Rrumbullaku dhe Taulant Ballës në rrjetet sociale!

16 October 2026, 13:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“O vemje e hale e qelbur”/ Përplasje e ashpër mes

Një debat me tone të ashpra është zhvilluar në rrjetet sociale mes pedagogut Oltion Rrumbullaku dhe Taulant Ballës, ku palët kanë shkëmbyer akuza dhe fyerje në komente.

Përplasja nisi pasi Rrumbullaku publikoi një koment ku pyeste: “Ku e keni Praninë Besnike nesër, se po interesohen nga gjimnazet?”

Në përgjigje, Taulant Balla iu drejtua Rrumbullakut me tone ironike dhe gjuhë fyese, duke shkruar: “Kemi bërë dhe ne gabime të kishim një zëvendës ministër hale si puna jote!”

“O vemje e hale e qelbur”/ Përplasje e ashpër mes

Reagimi i pedagogut ishte edhe më i ashpër. Rrumbullaku iu përgjigj Ballës duke e fyer dhe duke kundërshtuar rolin e tij në opozitën e vitit 2013 kundër Partisë Demokratike.

“O hale e qelbur. O vemje! Po kush ishte në debatet kryesore kundër PD në 2013? Nuk ishe ti o vemje. Isha unë, Shkëlqim Cani, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, Damian Gjiknuri. Ti nuk ekzistoje fare. Vemje”, shkroi Rrumbullaku.


Video