Dosja 'Ahmetaj'/ Doçi: Prokurori Nakuçi është akuzuar se është korruptuar nga një bos droge

15 Mars 2023, 12:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Prokurori Ened Nakuçi, gazetari Adriatik Doçi dhe avokati, Arben Llangozi

Ened Nakuçi është akuzuar se është korruptuar nga një bos droge’, tha ditën e sotme në emisionin BreakingTop News, gazetari Adriatik Doçi i cili ishte i ftuar së bashku me avokatin, Arben LLangozi.

Gazetari shtoi se dy prokurorët Klodian Braho dhe Ened Nakuçi janë të implikuar rëndë për të fshehur dosjen e ish-ministrit, Arben Ahmetaj.

"Ened Nakuçi është akuzuar se është korruptuar nga një bos droge. Sipas të penduarit Nakuçi ka ndikuar në mbylljen e proçesit gjyqësor.

Për prokurorin e  SPAK ka dëshmuar i penduari, Mariglen Shusha, ne kemi denoncuar me fakte për dy prokurorët Klodian Braho dhe Ened Nakuçi.

Kemi një implikim të rëndë të prokurorit Klodian Braho për të fshehur dosjen e ish-ministrit, Arben Ahmetaj", tha Doçi në BreakingTop News.

Ndërkohë avokati Arben Llangozi, shtoi se dy prokurorë kanë  favorizuar në mënyrë  të pastër Arben Ahmetajn. Prokurori Ened Nakuçi e ka konsumuar në mënyrë të pastër veprën kriminale të korrupsionit.  

"Dy prokurorë kanë  favorizuar në mënyrë  të pastër Arben Ahmetajn, kanë kryer hetime jo  konform procedurës penale ndaj, duhet të kishte filluar hetimet.

Pasi prokurori Ened Nakuçi e ka konsumuar në mënyrë të pastër veprën kriminale të korrupsionit.  Ka disa dokumente që e implikojnë prokurorin, Ened Nakuçi. Drejtuesi i ILD është i implikuar në një aferë korruptive", tha avokati. 

Kujtojmë se SPAK po heton ish-ministrin Arben Ahmetaj në kuadër të procedimit 277/1. Ky procedim është një fraksion hetimor për çështjen e inceneratorëve.

Prokurorja e SPAK-ut Enkeleda Millonai po heton Ahmetaj deri më tani me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në kuadër të hetimeve, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan për kontroll në disa nga pasuritë në emër të bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe të bashkëjetuese Erjola Hoxha

Video