KQZ nuk regjistroi PD-në në zgjedhje, Bardhi: Celibashi i shantazhueshëm, shkeli rëndë ligjin, nuk meriton respekt

14 March 2023, 17:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KQZ nuk regjistroi PD-në në zgjedhje, Bardhi: Celibashi i
Gazment Bardhi

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për mosregjistrimin në zgjedhjet të PD-së së  Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet lokale të 14 Majit, për shkak se nuk plotëson dokumentacionin.

Përmes një postimi në Twitter, Bardhi shprehet se Celibashi nuk meriton asnjë respekt, duke e konsideruar si një njeri të shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin. Sipas tij, Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor, teksa e akuzon se ka shkelur rëndë ligjin për qëllime politike.

Bardhi njofton se vendimi i sotëm i KQZ-së do të ankimohet në KAS.

"Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS." shkruan Bardhi.


Video