Kryeministri Edi Rama i është bashkuar festimeve për Ditën e Verës në qytetin e traditës, Elbasanin.
Ai është shoqëruar nga kryebashkiaku Gledjan Llatja, ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi dhe deputetët Damian Gjiknuri, Luan Duzha dhe Denis Deliu.
Ndërkaq, për mediat nga Elbasani Rama uroi Ditën e Verës, ndërsa tha se kjo ditë shënon një rikthim në stinët që sjellin më shumë optimizëm.
“Kemi një proces që me rritjen e pagës minimale duhet të rrisim edhe pagat e tjera. E kemi nisur si vrima e fundit e kavallit në rajon, sot shkojmë në një pozicion edhe më të mirë në rajon. Dua të uroj pensionistët, jo vetëm që nuk e kemi harruar premtimin për t’iu shpërndarë një tjetër mbështetje, por siç e kemi thënë, taksa mblidhet, kësti i parë në prill e menjëherë do shikojmë sesi kryesorja në administrimin e të ardhurave, do jetë për pensionistët. Urime dhe gëzuar paçi një stinë me diell dhe dritë.”, tha Rama