Padia për pronat e ushtrisë, Xhaçka largohet nga SPAK pas dy orësh

13 March 2023, 15:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Padia për pronat e ushtrisë, Xhaçka largohet nga SPAK pas dy
Xhaçka

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka është larguar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ku ka dëshmuar për rreth dy orë.

Ajo u paraqit sot në SPAK për të dhënë dëshmi në cilësinë e personit që ka dijeni rreth hetimeve për privatizimet e pronave të ushtrisë, pasi në atyë kohë ajo ka mbajtur postin e ministres së Mbrojtjes. Pas përfundimit të dëshmisë, Xhaçka nuk ka preferuar të prononcohet për mediat.

Kujtojmë se para hyrjes në SPAK, Xhaçka theksoi se nuk ka asnjë shkelje ligji nga ana e saj dhe shtoi po ashtu se pret ditën kur do të marrin përgjigje nga drejtësia “shpifjet që janë bërë në emër të saj”.

“Pa diskutim që unë jam në dispozicion të drejtësisë. Kjo është arsyeja për të cilën kemi punuar, kemi luftuar dhe kemi votuar që të gjithë të jemi në dispozicion të drejtësisë për të dhënë shpjegime, për t’u pyetur dhe për të dhënë përgjigje për të gjitha ato çështje që hetohen. Dhe, patjetër që unë nuk bëj përjashtim. Është e mirëseardhur dita për mua kur do të marrin përgjigje nga drejtësia edhe shpifje të ulëta si ajo e përdorimit të aseteve publike për arsye elektorale por edhe alarmi fals që asete që kanë qëndruar mes ndryshkut, do të kthehen sot në asete me vlerë siç është rasti i portit të Sarandës,” deklaroi Xhaçka.


Video