Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është paraqitur sot në SPAK për të dhënë sot një dëshmi në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me hetimet për privatizimet e pronave të ushtrisë.
"Jemi në dispozicion të drejtësisë. Është e mirëseardhur dita kur të marrim përgjigje nga drejtësia për këto shpifje për përdorimin e aseteve publike për arsye elektorale, por dhe alarmet false, që asete të cilat për fat të keq kanë qëndruar mes ndryshqeve do të kthehen në asete me vlerë, siç është rasti i portit të Sarandës.
Nuk ndryshon as baza detare, që do jetë më e mirë si një bazë ndihme për funksion të flotës së forcave të armatosura, por do jetë dhe një port turist. S’ka pasur asnjë shkelje ligji, gjithmonë në funksion të detyrës”, tha Xhaçka në një deklaratë për mediat para hyrjes në SPAK.