Berisha dhe Alibeaj ankimuan vendimin e KQZ për regjistrimin, caktohen relatorët

12 March 2023, 10:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha dhe Alibeaj ankimuan vendimin e KQZ për regjistrimin, caktohen

Në mesnatë skadoi afati i vendosur nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore.

Mirëpo, pa përfunduar ky afat PD e Alibeajt iu drejtua Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve. Mëngjesin e sotëm në KQZ u mbajt shorti për zgjedhjen e relatorëve për të trajtuar ankimimin e dorëzuar nga PD e Berishës dhe ajo e Alibeajt.

Si përfundim, për ankimimin e bërë nga PD e Berishës është caktuar Ilir Rusmajli. Ndërsa për ankimimin e PD-së së Alibeajt, u caktua, Elvis Çefa.


Video