Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot drejtuesen e re të Kadastrës. Pas shkarkimit të Artan Lames, kreu i qeverisë ka prezantuar sot Dallëndyshe Bicin, ndërsa ka nënvizuar se është koha që të mbyllen përfundimisht të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës.
'Rezultatet janë të dukshme janë të prekshme! Por sot është koha për një shkëputje. Sot kemi një baze nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje që është teknologjia. Koha të mbyllim përfundimisht të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës. Duhen mbyllur të gjitha sportelet. Kadastra gjithë personeli duhet të hyjë mbrapa ekranit. Duhet një bashkëpunim i ngushtë mes AKSHI-it. - tha Rama.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se në fokus të punës së drejtueses së re të Kadastrës do të jetë cilësia dhe shpejtësia në zbatim të ligjit.
‘Do jetë cilësi dhe shpejtësi në zbatim të ligjit. Ne ju kemi premtuar njerëzve që do të kenë pronat e tyre të sigurta dhe shërbime pranë kadastrës do ti marrin pa lëvizur nga vendi vetëm nëpërmjet telefonit.’- tha Rama.