A do futet PD në zgjedhje? Celibashi: Vendimin do e marrim pasi të skadojë afati

11 March 2023, 11:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do futet PD në zgjedhje? Celibashi: Vendimin do e marrim pasi të
Ilirjan Celibashi

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediet ka thënë se KQZ do të dalë me një vendim në lidhje me regjistrimin e PD në zgjedhje, pas skadimit të afatit prej 48 orësh.

“Do presim të kalojë afati 48 orë dhe menjëherë do të vendosim. Një ditë më pas është edhe çështje e aspektit të ngarkesës. Natyrisht duke pasur në vëmendje se ka një afat për regjistrimin e koalicioneve si dhe për kryetar këshilli apo anëtarë të këshillit bashkiak. Nuk mund të shkelen këto afate. Afati mbaron në orën 12″,  u shpreh Celibashi.

Më herët gjatë ditës së sotme Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë të dytë KQZ dhe kërkon regjistrimin në zgjedhjet e 14 Majit.

Përfaqësuesi i kësaj force politike, juristi Indrit Sefa i ka shkruar një letër kyrekomisionerit Ilirjan Celibashi dhe kërkon që të pranojë dokumentet e paraqitura prej tyre. Pavarësisht se kërkohet deklarata solemne me firmë të Bashës, juristi i PD thotë se ai është dorëhequr.


Video