Enkelejd Alibeaj ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ai konfirmoi se PD do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, pavarësisht procedurave që ka kërkuar KQZ.
Alibeaj deklaroi se deri në datën 20 të përmbyllet procesi i miratimit të kandidaturave dhe se PD do të ndjekë të gjitha procedurat dhe dokumentacioni do të dorëzohet pranë KQZ.
Alibeaj përsëriti edhe njëherë që dora do të vazhdojë të jetë e shtrirë për grupin e Berishës, por u shpreh se e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe nga pala tjetër.
Alibeaj: Kjo ishte mbledhje e radhës së Kryesisë e grupit parlamentar. Do të jenë më të shpeshta. Diskutimet dhe vendimet janë të fokusuara te aspekti organizativ i PD lidhur dhe në funksion të fushatës zgjedhore. Deri në datën 20 të përmbyllet procesi i miratimit të kandidaturave. Përveç kësaj janë diskutuar çështjet e organizimit, janë vendosur detyrat përkatëse që do të merren në aspektin e fushatës me organizimin dhe rifreskimin e strukturave tona. Jemi të vetëdijshëm për situatën jo aq të shëndetshme që kemi kaluar.
Tani që ka nisur fushata dhe është miratuar pozicioni i PD në fokusimin e zgjedhjeve të 14 majit, po kthehet në rutinën e funksionimit. Është diskutuar edhe vendimi i KQZ. PD do të ndjekë të gjitha procedurat dhe i gjithë dokumentacioni i depozituar pranë KQZ është në përputhje të plotë me legjislacionit dhe ju komunikoj që PD do të regjistrohet, do të marrë pjesë në zgjedhje e do jetë e fokusuar te 14 maji.
PD nuk është e imja, nuk është e askujt me emër nominal, por PD është e të gjithë demokrateve që kanë vendosur sakrificën e tyre tek ajo logoi dhe sistem vlerash që PD mbart. Tek PD bëjnë pjesë të gjithë ata, edhe ata që mendojnë ndryshe. Qëndrimi që kemi mbajtur është bërë i qartë për shumë kohë dhe për shumë optika dhe këndvështrime. Shqipëria shkon në zgjedhje, zgjedhjet nuk janë të partive politike, janë për qytetarët. Sidomos në këtë situatë kaq të rëndë ekonomike, të mungesës së shtetit të së drejtës, të shpopullimit masiv, interesi primar është interesi i qytetarëve. PD ka këtë interes dhe në funksion të këtij interesi do bëjë gjithçka për të bërë bashkë shqiptarët e pakënaqur në mënyrë që më 14 maj të bashkojmë forcat dhe për ti bërë ballë këtij regjimi, qoftë në pushtetin qendror, por edhe lokal. Ka qenë ky frymëzimi dhe është ky orientimi që ne i qëndrojmë dhe kështu do vazhdojmë edhe në të ardhmen.
PD duke ristabilizuar veprimtarinë e saj të strukturave të saj. Ajo që dua të komunikoj është që në datën 20 do ketë mbledhje të shpeshta të kryesisë dhe grupit parlamentar për të miratuar kandidaturat e PD, qoftë për këshilltar qoftë për këshilltarë. Dora ka qenë e shtrirë edhe më parë, edhe para vendimit të gjykatës, edhe pas vendimit të gjykatës edhe në këtë kohë. Që dora e shtrirë të shtrëngohet, do të duhet që edhe nga ana tjetër të ndodhë e njëjta gjë. Në i qëndrojmë këtij pozicioni