
Forcat e Policisë kanë ndërhyrë sërish mbrëmjen e sotme për shpërndarjen e protestuesve në Tiranë, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Pas ndërhyrjes së forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivëve “Shqiponja”, bulevardi është liruar nga protestuesit, ndërsa pjesa më e madhe e turmës është përqendruar në zonën e Parkut Rinia.
Një pjesë e protestuesve kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës.
Gjatë lëvizjes në kryeqytet, disa prej tyre kanë nxjerrë koshat e mbeturinave në mes të rrugës dhe u kanë vënë flakën, për të bllokuar lëvizjen e autoboteve.
Koshat në flakë janë raportuar pranë Sheshit Skënderbej, ndërsa protestuesit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit, duke shkaktuar tensione dhe vështirësi në qarkullim.