
Arben Ahmetaj konfirmoi në intervistën e dhënë për "Opinion" se nuk e ka më mbështetjen e Edi Ramës.
Mes deklaratave që bëri, ishte edhe një mesazh që i drejtohej drejtpërdrejt Kryeministrit.
“Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Ai duhet të bëjë kryeministrin dhe jo gjykatësin. Mua më kujtohen shpesh këta kolegë. Me Tahirin nuk kam shkuar fare. Megjithatë më vjen keq kur e shoh në atë situatë. Rama bëri rolin e gjykatësit. Ai ka të drejtë kur thotë secili t’i dalë vetes zot, por të mos bëjë gjykatësin. Ka pasur një përpjekje mafioze kundër meje. Unë po ia gjej këmbët dhe krahët dhe së shpejti do t’ia nxjerr dhe kokën”, deklaroi Ahmetaj.
Ish-ministri u pyet për deklaratat e Ramës, që më herët ka pohuar se kushdo që ka devijuar nga qëllimi publik për çështjen e inceneratorëve duhet të mbajë përgjegjësi individuale.