E quajti “mercenar”, replikon gazetari Doçi: Ahmetaj më ka dërguar dy biznesmenë që të më blejë

23 Shkurt 2023, 22:36Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetari Adriatik Doçi

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi sonte në emision “Opinion” se ai nuk ka hedhur asnjë firmë për inceneratorin e Elbasanit, e ndërsa ka hedhur akuza në drejtim të gazetarit të Adriatik Doçi. Ky i fundit e ka paditur në SPAK ish-ministrin për këtë aferë.

“Nuk kam asnjë firmë në procedurë për inceneratorin e Elbasanit, firma ime është vetëm mendim për një vendim të këshillit të ministrave”, tha Ahmetaj, teksa e ka cilësuar Doçin si një “mercenar”.

Pas kësaj akuze, ka ardhur edhe përgjigja e gazetarit Doçi i cili ka zbuluar se Ahmetaj i ka dërguar dy persona për ta blerë me qëllim që të mos e dërgojë çështjen në SPAK.

“Mbaj përgjegjësi penale nëse pagesat e Klodian Zotos janë të pavërteta. Arben Ahmetaj më ka futur dy biznesmenë për të më blerë, që të mos bëj kallëzimin dhe që të hesht. Kur miqtë e tij më kanë bërë kërkesën, Ahmetaj qëndronte në paradhome duke dëgjuar. Kam refuzuar çdo oferte korruptive”, ka thënë Doçi në një prononcim për emisionin “Opinion”.

 

 

Video