Kompania 'FUSHA' ndërton instalacioni 4 milionë euro në Kryeministri

17 February 2023, 15:04Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kompania 'FUSHA' ndërton instalacioni 4 milionë euro në
Në foto: Kryeministri Rama dhe drejtori i FZHZH, Dritan Agolli

Ashtu siç e paralajmëroi VoxNews kryeministri Rama ka rikthyer idenë e instalacionit që do kushtojë 4 milionë euro në oborrin e selisë qeveritare. Tashmë Fondi Shqiptar i Zhvillimit e ka bërë fakt dhe ka shpallur fitues kompaninë fusha për të ndërtuar të ashtuquajturin Kopshtin e Parajsës në oborrin e kryeministrisë.

Katër milionë euro nga taksat e shqiptarëve do të shpenzohen për të ndërtuar instalacioni “Kopshti i Parajsës” në oborrin e brendshëm të kryeministrisë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit i drejtuar nga Dritan Agolli  bën përmes një dokumenti zyrtar njofton se në tenderin prej 4 milionë eurosh kanë marrë pjesë vetëm 2 operatorë ekonomikë, FUSHA sh.p.l dhe “ARKONSTUDIO”, ku fitues është shpallur kompania Fusha.

“Parku Eden” do jetë një instalacion me trarë druri dhe pemë të ndryshme të varura në të. Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se ky instalacion do të ndërtohet me procedurë të kufizuar dhe një fond limit prej 431milion e 403 mijë lekë.

Qeveria ka ngarkuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit për zbatimin e instalacionit me strukturë druri, Sipas dokumentit, drejtuesi i FSHZH-së, Dritan Agolli, ka hapur tenderin me objekt “instalacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë”, ndërsa kohëzgjatja e kontratës për zbatimin e saj është vetëm 6 muaj.

Kompania 'FUSHA' ndërton instalacioni 4 milionë euro në

Ky tenderim u tentua edhe në gusht të vitit që lamë pas, por Fondi Shqiptar i Zhvillimit  e pezulloi përkohësisht procedurën e hapur për ndërtimin e instalacionit.

Në atë kohë Kryeministri Edi Rama deklaronte se qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj instalacioni. Ndryshe nga sa pretendon kreu i ekzekutivit, ky instalacion do t’i kushtojë Buxhetit të Shtetit 3.7 milionë euro.

Reagimi i PD

Katër milionë euro nga taksat tuaja do të kushtojë një instalacion, që do të vendoset në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë. I mbiquajtur “kopështi i Parajsës”, përveç kostos së pajustifkuar, është edhe një tallje e hapur me shqiptarët.

Për kujtesë, ajo që Rama e quante “Pakoja e madhe” dhe do të ndahej mes 1 milionë shqiptarëve, ka nxjerrë nga arka e shtetit 8 milionë euro. Për një kopësht që e sheh vetëm kryeministri dhe grupi i afërt i tij, rreth 20 vetë në ditë, janë derdhur 4 milionë euro.

E kemi thënë e stërthënë, se Edi Rama jeton në një botë paralele, ku nuk ka shqiptarë. Kryeministri normal i një vendi normal nuk do të shpenzonte kurrë 4 milionë euro për një instalacion, një tekë të vetën, të cilën ai do ta fotografojë dhe postojë në rrjete sociale si Rilindje urbane.

Kryeministri normal i një vendi normal, nuk do ta luftonte inflacionin me një paketë 8 milionë euro dhe gjysmën e kësaj shume ta shpenzonte për pasditet e tij dhe të stafit, nën hijen e pemëve kacavjerrëse. Kryeministri normal i një vendi normal, gjëja e fundit që bën janë shpenzimet e luksit, aq më shumë kur në 10 vitet e menaxhimit të shtetit, i ka ikur nga atdheu 1/3 e popullisë.

Kryeministri normal i një vendi normal, nuk e ndan shtetin me të njëjtët oligarkë, si ata, me të cilët bën rrugë, kopshte fëmijësh apo kopështe lulesh, sic e dëshmon edhe “Parajsa” që ka vendosur të bëjë në oborrin e tij, me Fushën e përhershëm, të abuzimeve të zakonshme.

Kryeministri normal i një vendi normal nuk e trajton arkën e shtetit, pasurinë e përbashkët të qytetarëve si konton e vet personale. Kryeministri normal i një vendi normal, e ndërton shtetin nga brenda dhe nuk e vesh nga jashtë me lajle lulet e kotësisë.

Ky nuk është shtetndërtim, por mumifikim. Shqipëria nuk mund t’i lihet më gjatë Edi Ramës. Ai ka humbur në kopshtin e harlisur të lajthitjeve të veta. Shqipërisë duhet t’i dalim zot, sepse ajo nuk është as e një partie dhe as e një njeriu, është e të gjithë shqiptarëve !


Video