A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Një tjetër incident i rëndë është regjistruar gjatë tensioneve në kryeqytet, ku dhuna dhe përplasjet mes protestuesve e forcave të policisë janë instensifikuar.
Një djalë i ri ka mbetur i lënduar rëndë pasi është goditur direkt në syrin e tij të majtë me plumb gome të lëshuar nga forcat e rendit.

Raportohet nga terren se i riu ndodhet në vendngjarje ku po i jepet ndihma e parë mjekësore nga qytetarët e pranishëm dhe studentë të mjekësisë.
Sipas raportimeve të fundit, numri i të lënduarve nga plumbat e gomës dhe gazi lotsjellës po rritet nga minuta në minutë.