"Na rrahën me shkopinj e shkelma"/ Dëshmia e 15-vjeçarit: Na mbajtën të shtrirë në dyshemenë e Ministrisë së Arsimit! (Video virale)

17 October 2026, 12:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Na rrahën me shkopinj e shkelma"/ Dëshmia e
A.P., një 15-vjeçar, nxënës i shkollës “Petro Nini Luarasi”

Një dëshmi vjen nga një prej fëmijëve  që u mbyll dhe u shtri brenda ambienteve të Ministrisë së Arsimit, video e cila u në virale në rrjet. 

A.P., një 15-vjeçar, nxënës i shkollës “Petro Nini Luarasi”, ka rrëfyer ngjarjen e së mërkurës, ku ai e gjeti veten të izoluar në një nga zyrat e katit të parë të ministrisë.

 

Ai sqaron se nuk ishte pjesë e grupit të protestuesve që hynë brenda për të "pushtuar" institucionin e drejtuar nga ministrja Kumbaro, por u fut nga policia brenda ambienteve me dhunë.

"Na ulëritën të shtriheshim në tokë dhe na rrahën"

Sipas dëshmisë së 15-vjeçarit, ai bashkë me një grup prej rreth 20 personash, thuajse të gjithë nxënës shkolle, me përjashtim të 2-3 personave më të rritur u futën me forcë nga policia në një dhomë në pjesën e pasme të ministrisë, ku qëndronin furgonat e policisë.

"Dhoma ishte si sallë, në Ministrinë e Arsimit, nga pjesa e pasme, ku ishin furgonat e policisë. Ishim rreth 20 veta. Të gjithë ishim nxënës. Vetëm dy-tre ishin të mëdhenj. Një nga policët me xhupa të kuq na ulëriti të shtriheshim në tokë. Pastaj na rrahën me shkelma dhe shkop. Disa që rezistuan i gjakosën fare", ka treguar A.P.

Videoja në rrjetet sociale u xhirua nga një polic me maskë

Të riut i është dashur të qëndrojë i shtrirë në dysheme për rreth gjysmë ore deri në një orë, përpara se të transportoheshin me furgona drejt komisariatit.

Gjithashtu, 15-vjeçari ka zbuluar një detaj rreth videos që ka qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shihen të rinjtë e shtrirë në dysheme.

Ai deklaroi se ajo video është xhiruar nga vetë forcat e rendit. "E bëri mbi kokën time. Ishte polic me maskë",  përfundon rrëfimin e tij nxënësi A.P./VNA


Video