Protesta para Ministrisë së Arsimit, qytetarët kërkojnë ndëshkimin e policit që përplasi të riun në tokë: Ku është komandanti...

17 October 2026, 11:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta para Ministrisë së Arsimit, qytetarët kërkojnë

Një qytetar i është drejtuar efektivëve të policisë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar të dijë se ku ndodhet polici që rrëzoi në tokë një protestues. 
 
Ai foli edhe për mediat, duke shprehur indinjatën për atë që, sipas tij, ndodhi gjatë protestës së një dite më parë.

“Ku është komandanti? Kemi nipërit nëpër burgje. Ka mashtruar njerëzit. Ku është komandanti? Po dalim me fytyrë, mund të na heqin nga puna. Nuk do bëj asgjë. S’jam as protestues, asgjë. Jam i indinjuar. Kam një njeri që është rrëmbyer nga policia. Unë flas për djalin që u hodh në rrugë. Personi që e bëri ishte komandant. Të afërmit tim shyqyr Zotit nuk i kanë bërë asgjë. Por ajo që pamë dje është e tmerrshme. Ajo s’duhet të ndodhë”, tha qytetari.

Një tjetër protestues, gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, ka kërkuar ndëshkimin e efektivit të policisë që, sipas tij, përplasi një të ri në tokë gjatë protestave.

 Protestuesi iu drejtua forcave të rendit me tone të ashpra, duke i akuzuar se po ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve, ndërsa mbrojnë personat që ai i cilësoi si hajdutë.

“Duhet të dënohet polici që përplasi të riun në tokë. Mos na dhunoni fëmijët, mos i prekni. Po mbroni hajdutët”, u shpreh protestuesi.

 Kujtojmë se prej 5 ditësh po mbahen protesta masive në Tiranë dhe në rrethe, ku gjimnazistë dhe studentë janë ngritur kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkojnë largimin e qeverisë.


Video