Tensione në protestën për Muzeun Hebraik në Vlorë, protestuesit tentojnë të hyjnë me forcë

17 October 2026, 11:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tensione në protestën për Muzeun Hebraik në Vlorë,

Momente tensioni në protestën kundër muzeut hebraik në Vlorë. Protestuesit kërkojnë të rrëzojnë rrethimin dhe të futen brenda tij nuk lejohen nga forcat e policisë.

Raportohet për shtyrje dhe përleshje mes tyre. Tentohet të shoqërohet një prej tyre në komisariat por nuk e lejojnë protestuesit.

Një nga organizatorët e protestës kundër projektit të muzeut hebraik në Vlorë Gëzim Zilja tha se  gjykata në Lushnje pezulloi punimet, por sqaron se protestat do të vijojnë pasi kërkohet anulimi në total i këtij projekti. Sipas tij protestat do të vazhdojnë derisa projekti të anulohet.

“Nuk do të lejojmë ndërtimin e një muzeu hebre në Vlorë”, tha ai. 


Video