
Protesta e së premtes u mbyll në paqe, ndryshe nga protestat e tre ditëve të mëparshme.
Protestuesit dhe policia u takuan, dhanë duart, biseduan dhe policia u tërhoq, duke qëndruar para Kryeministrisë, së bashku me protestuesit, për rreth 45 minuta.
Para orës 23:00, bulevardi u zbraz.
Një mbyllje që pak pritej, pas përplasjeve të ashpra mes protestuesve dhe policisë.
Protesta nisi që në orët e para të mëngjesit, me organizime të rinjsh në Tiranë dhe në rrethe.
U shënuan përplasje të dhunshme përpara Ministrisë së Arsimit.
Surpriza ndodhi në orët e mbrëmjes, ku fundi ishte paqësor. Protestuesit iu dhuruan edhe shishe uji efektivëve, duke iu thënë se “betejën nuk e kanë me ta”.
Ndërkaq, kreu i PD-së Sali Berisha ka thirrur nesër të gjithë qytetarët në protestë antiqeveritare.